Telenews

Stresi reagon pas kritikave se nuk mbështeti shokun e vjetër: Ju betohem për familjen se…

Ish anëtari i grupit TBA, Cllevion dhe miku i rep-artistit Stresi dje u përfshi në një përleshje me reperin Noizy.

Reagime të shumta pati lidhur me këtë përleshje, pikërisht pas publikimit të videos nga momenti kur Noizy grushton Cllevion.

Ky i fundit ka pak muaj që ka rregulluar marrëdhëniet me Noizyn, të cilin prej shumë kohësh e ka patur ‘armik’ në muzikë.
Nga ana tjetër, Stresi ka patur një miqësi të gjatë me Cllevion, me të cilin ka patur disa mosmarrëveshje ditët e fundit.

Pas ngjarjes së bujshme, reperi doli në një deklaratë publike duke mbështetur Noizyn.
“Ca ka*in doni me tregu live. Ju ta hani mu*tin, ju të live-it. Klevio ka bo çfarë ka merituar e dinë edhe vetë Klevio, se ja kam parashikuar meqë doni me ditë. Se më keni çuar 8000 mesazhe. Nuk mbroj kërkënd unë kur i shahet motra. Kam hy tri herë me i mbyll këto muhabete. Nuk është Klevioli i vetmi shokë i imi që goditet. Është i dyti, edhe pse, se s’më ka dëgjuar mua. Unë i kam lutë, mos e vëlla mos ia shaj motrën askujt. Leni budallaqet. Rrini të qetë, mos u bini njerëzve në qafë. Mundohuni me i harru disa gjëra.”, shprehej Stresi.
Pas kësaj deklarate, pati shumë reagime, ku edhe kishte prej tyre që u shprehën të zhgënjyer ndaj reperit duke e cilësuar si mbrojtje e armikut që e bëri mik pak kohë më parë duke mos e mbështetur mikun e shumë viteve.
Stresi reagoi sërish duke e quajtur Cllevion “gango budalla”, derisa betohej se nuk ka pasur asnjë lloj ndikimi në këtë çështje.
“Po t’ju tregoj telefonin tim, do shihni 8 mijë video të tilla. Mua nuk më intereson. Ku bëhet sherr unë shoh punët e mia dhe iki. Unë nuk kam sherre me repera, kam sherre të rënda. Me djem babaxhana që i vlerësoj dhe më vlerësojnë. Cllevio është gango pa merak. Ka për të ngelur gango, por gango budalla. Nëse kam 1% ndikim në këtë gjë Zoti ma çoftë te familja ime. Se po ju bëj be në familjen time. Nuk kam bërë asnjëherë kështu gjërash në shoqëri. Kurrë në jetë nuk kam bërë budalliqe me shoqërinë.”- shprehet Stresi në një reagim publik në rrjetet sociale.
Ndërkohë, Cllevio është arrestuar nga policia pasi në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie. Ai kishte qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”

Të ngajshme

Ilir Shaqiri- Arta Nitajt: Problemi yt më i madh është hapja e këmbëve

Portali Telenews

Gold Ag bëhet baba për herë të dytë, publikon foton e parë me djalin

KushtrimGuraj

Morena shfaqet me një menaxher në përballë pikturës së Monalizës

KushtrimGuraj