Shpesh nuk ka një shkak të qartë pas spazmave të vogla të bezdisshme, ato mund të shkaktohen nga stresi, gëlltitja e ushqimit ose pijeve të gazuara, ose edhe pirja e paksa shumë alkool.
Megjithatë, në disa raste të rralla, lemza mund të jetë shenjë e diçkaje serioze, ku “Cancer Research UK”, tha se mund të jetë një shenjë e kancerit, shkruan The Sun.
Një studim i publikuar në “American Journal of Hospice & Palliative Medicine” konfirmoi se deri në 40 për qind e pacientëve me kancer zhvillojnë të kenë lemzë.
Ndërkaq, një studim tjetër zbuloi se për një në 10 pacientë me kancer, lemza e tyre mund të vazhdojë për më shumë se 48 orë.
Ndryshe, ekspertët kanë bërë të ditur se lemza e vazhdueshme mund të shkaktojë edhe komplikime të tjera si lodhje, rraskapitje ose çrregullime të gjumit, madje, sipas tyre ajo mund të shkaktojë edhe siklet dhe shqetësime të ndryshme psikologjike.

