Telenews

Studimi i ri: Testi gjenetik zbulon rrezikun e kancerit të gjirit

Një studim i ri ka treguar se një test gjenetik në gjak mund të parashikojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit tek gratë që kanë qeliza jonormale në gji.

Sipas hulumtuesve nga King’s College London, gratë që rezultojnë me nivel të lartë gjenetik janë dyfish më të rrezikuara të preken nga kanceri i gjirit pas diagnozës me karcinomë duktale (DCIS) ose karcinomë lobulare (LCIS), shkruan HealthDay.

Kur në këtë rrezik shtohet edhe historia familjare e kancerit të gjirit, gjasat për t’u prekur rriten deri në tre deri katër herë më shumë.

Ekspertët thonë se ky test mund të ndihmojë mjekët të marrin vendime më të sakta për trajtimin, duke i kombinuar analizat e qelizave me profilin gjenetik dhe faktorët e jetesës së çdo gruaje.

Të ngajshme

Vetëm 3% më shumë proteina bimore mund t’ju zgjasin jetën – thonë studimet

Valjeta Turkaj

Sërish tensione në Tiranë: Protestues hedhën fishekzjarre dhe molotov drejt Kryeministrisë

KushtrimGuraj

Aksion antidrogë në Prizren – bastisen disa lokacione, kapet rreth 1.5 kg marihuanë, dy të arrestuar

KushtrimGuraj