Telenews

Studimi me 50 popujt më tërheqës në botë, ja në cilin vend renditet Shqipëria

Sipas një studimi të një kompanie veshjesh, Pour Moi, shqiptarët renditen në vendin e 47-të, përsa i përket pamjes fizike, bukurisë.

Ky studim ka publikuar 50 shtetet që kanë popujt më tërheqës, përsa i përket pamjes fizike, kryesisht fytyrës, por jo vetëm. Renditja u krijua nga një analizë e mijëra postimeve në Reddit. Sipas artikullit, thuhet se është analizuar çdo postim i Reddit dhe më pas u krijua një rezultat duke marrë parasysh numrin e postimeve, komenteve dhe votave pozitive.

Sipas studimit, India renditet në vendin e parë, SHBA në të dytin dhe më pas vjen Suedia.

Ky studim është ndarë në meshkuj dhe në femra. Përsa i përket meshkujve, është Anglia që i ka më tërheqës, India vjen e dyta, e ndjekur nga Italia, SHBA dhe Suedia në vendin e pestë.

Tabela për vajzat më tërheqëse kryesohet nga India, Japonia në vendin e dytë, Suedia në të tretin, Polonia në të katërtin dhe Italia në vendin e pestë.

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj