Telenews

Studimi: Të moshuarit që dëgjojnë muzikë kanë rrezik më të ulët për demenca

Rreziqet e demencës mund të jenë dukshëm më të ulëta tek të moshuarit që dëgjojnë muzikë. Këtë e tregon një studim i ri australian, i cili analizon rolin që muzika mund të ketë në ruajtjen e shëndetit të trurit.

Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se 10 mijë personave të moshës mbi 70 vjeç ku u pa se ata që dëgjonin rregullisht muzikë kishin 39% më pak gjasa të zhvillonin demencë, krahasuar me ata që muzikën e dëgjonin rrallë ose fare.

Por përfitimet nuk ndalojnë këtu. Të moshuarit që dëgjonin vazhdimisht muzikë shfaqën gjithashtu një ulje prej 17 % të dëmtimit njohës, performancë më të mirë në testet kognitive dhe kujtesë episodike më të forte.

Edhe luajtja e një instrumenti muzikor ndikonte në uljen me 35%  të rrezikut të demencës. Studiuesit panë se personat që i bënin të dyja, dëgjonin dhe luanin muzikë, kishin 33% më pak rrezik të zhvillimit të demencës dhe 22 % më pak gjasa për dëmtim njohës.

Autorët e studimit theksojnë se rezultatet janë premtuese dhe sugjerojnë se aktivitetet muzikore mund të jenë një mënyrë e thjeshtë dhe e arritshme për të ruajtur funksionet mendore në moshë të thyer. Megjithatë, ata paralajmërojnë se studimi është vëzhgues dhe nuk provon drejtpërdrejt se muzika e ul rrezikun, prandaj nevojiten kërkime të mëtejshme.

Ky studim vjen ndërkohë që demenca po rritet me ritme alarmante në mbarë botën. Sot, mbi 57 milionë njerëzjetojnë me këtë gjendje, dhe më shumë se 10 milionë raste të reja regjistrohen çdo vit ose një rast i ri çdo 3.2 sekonda.

Të ngajshme

Benefitet e lëngut të shegës

Valjeta Turkaj

Fragrancat gourmand: Një listë me parfume që kanë aromë më të mirë se ëmbëlsira jote e preferuar!

KushtrimGuraj

Sa shpesh duhen larë jastëkët e brendshëm? Ekspertët e pastrimit japin përgjigjen

KushtrimGuraj