Telenews

Stuhia e breshri përfshijnë Beogradin

Një stuhi e fuqishme breshri ka përfshirë Beogradin këtë të shtunë, duke përmbytur disa lagje për orë të tëra në kryeqytetin serb.

Stuhia u shoqërua me erëra të forta dhe shi, si dhe një rënie të madhe të temperaturave, duke bërë që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë njoftoi qytetarët se moti do të jetë shumë i paqëndrueshëm dhe për orët në vijim teksa priten rrebeshe të mëdha deri ditën e diel.

Ministria e Brendshme e Serbisë tha se i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar situatën e krijuar nga moti i keq.

Prej disa ditësh Evropa është përfshirë nga moti i keq. Situata më e rënduar është regjistruar në Slloveni ku ka pasur të paktën 3 viktima nga përmbytjet, ndërkohë që dëme janë shënuar dhe në Gjermani, Kroaci, Austri e Itali./A2/

 

Të ngajshme

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu