Telenews

Suedezja 103-vjeçare thyen rekordin botëror të hedhjes me parashutë

Një grua suedeze 103-vjeçare ka thyer rekordin botëror të hedhjes me parashutë, dje pasdite pranë Motala, rreth 200 kilometra në jugperëndim të Stokholmit.

Një video nga transmetuesi suedez “SVT” tregoi Rut Larsson duke zbritur butësisht në tokë nën një qiell blu të ndritshëm, ku po prisnin ndihmësit e saj.

Një përfaqësues i Librit të Rekordeve Botërore “Guinness” ishte dëshmitar i ngjarjes.

Larsson, e cila është nga qyteti i Mjolby, tha se i pëlqente ndjenja e zbritjes nga qielli, pavarësisht nga shikimi i saj i dobët. Ajo tha se nuk kishte shfaqur shenja ankthi para ngjarjes, pasi edhe më parë kishte bërë një hedhje të ngjashme në vitin 2019.

103-vjeçarja theu rekordin e mbajtur nga amerikania Kathryn Hodges, e cila u hodh nga një aeroplan i vogël pranë Seattle në gusht të 2019, në moshën 103-vjeç e 129 ditë. /ATSH

Të ngajshme

Selinit i ndodh e papritura në Instagram

Valjeta Turkaj

Elijona në lidhje me Klodin? Detaji që i nxori zbuluar (foto)

Valjeta Turkaj

Jo me Brikenën, me këtë femër po qëndron Mateo sonte

Rrezarta Ramaj