Telenews

Suedia propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit nën 15 vjeç

Një komision hetimor i autorizuar nga qeveria suedeze ka propozuar që të ndalohet qasja e të miturve nën 15 vjeç në rrjetet sociale.

“Po humbasim një brez të tërë në riprodhimin e pandërprerë të përmbajtjeve,” paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Publike, Jakob Forsment, gjatë një konference për shtyp, shkruan Euronews.al.

Qeveria suedeze krijoi këtë komision në vjeshtë me detyrë të vlerësojë përcaktimin e moshës minimale për përdorimin e rrjeteve sociale. Lisa Englund, kryesuese e komisionit, rekomandon që kjo moshë minimale të jetë 15 vjeç.

Do të jetë përgjegjësi e platformave si Snapchat, Instagram, Facebook, TikTok dhe YouTube të verifikojnë nëse përdoruesit kanë të drejtë të përdorin shërbimet e tyre. Ndërkohë, platformat e lojërave si Roblox, Minecraft dhe Fortnite mund të përjashtohen nga ndalimi.

Teksti i propozuar do t’i dërgohet palëve të interesuara, të cilat do të mund të bëjnë pyetje dhe të japin opinionin e tyre. Komisioni propozon që ky tekst të jetë gati më 1 janar 2028.

Në dhjetor 2025, Australia u bë vendi i parë që ndaloi rrjetet sociale për fëmijët, për t’i mbrojtur nga efektet e dëmshme të mundshme mbi shëndetin mendor, me rezultate deri tani të përziera.

Të ngajshme

Aeroporti i Kuvajtit dëmtohet nga sulmet iraniane, pezullohen fluturimet

Rrezarta Ramaj

Hajnat vjedhin stoli ari dhe një armë zjarri në një shtëpi në Podujevë

Rrezarta Ramaj

Pas largimit nga Reali, Dani Ceballos gjen klubin e ri

Rrezarta Ramaj