Telenews

Sulm ukrainas në selinë e grupit Wagner në Ukrainën lindore

sulm-ukrainas-ne-seline-e-grupit-wagner-ne-ukrainen-lindore

Forcat ukrainase sulmuan selinë e grupit ushtarak mercenar rus Wagner të vendosur në Ukrainën lindore, tha sot guvernatori ukrainas i Luhansk Serhiy Haidai.

Ai tha se hoteli në qytetin Kadiyivka, ku ndodhej selia e Wagnerit, është goditur dhe shtoi se humbjet ruse ishin të mëdha, por BBC nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur praninë e anëtarëve të Wagner në atë hotel.

Guvernatori Haidai deklaroi se në sulmin ndaj hotelit në Kadiyivka, “Rusia pësoi humbje të konsiderueshme” dhe vlerësoi se “të paktën 50 për qind e të mbijetuarve do të vdesin për shkak të mungesës së kujdesit mjekësor”.

Wagner, një organizatë private paraushtarake e themeluar nga Yevgeny Prigozhin, një ish-restaurator dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, është akuzuar vazhdimisht për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut, sipas shërbimit publik britanik.

Para konfliktit në Ukrainë, anëtarët e grupit Wagner ishin gjithashtu të pranishëm në Krime, Siri, Libi, Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore, shton BBC.

Të ngajshme

Nis tërheqja më e madhe e automjeteve në historinë e industrisë kineze të automobilave

Yllka Gashi

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë historik në Zvicër

Yllka Gashi

Gjenerali gjerman: Evropa duhet të përgatitet për luftë në çdo front –

KushtrimGuraj