Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me presidentin izraelit Isaac Herzog.
Gjatë bisedës mes dy krerëve, Rama bëri të ditur se presidenti izraelit do të vizitojë së shpejti Shqipërinë.
Rama i tha se ka për të parë shumë në Shqipëri.
“Jam shumë i lumtur që më në fund do të kemi për vizitë në Shqipëri. Jam i sigurt se keni shumë për të parë në Shqipëri. Do të ndiheni si në shtëpinë tuaj sepse Shqipëria ka qenë gjithmonë e shtëpi e dytë për këdo”, i tha Rama, presidentit izraelit.
Kujtojmë se një ditë më parë, kryeministri shqiptar u takua me homologun e tij në Izrael, Yair Lapi.
Dyshja diskutoi dje rreth forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit.
Vizita e Ramës në Izrael vjen pas sulmeve kibernetike që qeveria e Iranit ndërmori ndaj Shqipërisë, shkruan abcnews.al.

