Telenews

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, qeveria drejton gishtin jashtë: S’i kurrë më parë

Kryeministria ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj shërbimeve publike dhe faqeve qeveritare në Shqipëri. Sipas njoftimit të bëra nga zyra e shtypit të kryeministrit Edi Rama sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Një sulm i kësaj natyre sipas qeverisë nuk ka ndodhur kurrë më parë.

“Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë. Sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin tonë të informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare.

Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike, teksa AKSHI po punon me ekipin e Microsoft, me ekipin e Jones Group International dhe kompanitë shqiptare në fushën TIK, për të penguar cënimin e sistemit tonë të informacionit nga ky akt kriminal”, njofton Kryeministria.

Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare janë mbyllur përkohësisht deri në neutralizimin e sulmeve armike.

Për sigurinë kibernetike qeveria ka pajtuar kompaninë amerikane “Jones Group International”. Sipas kontratës me qeverinë shqiptare, shoqëria amerikane e specializuar në fushën e mbrojtjes kibernetike ka akses thuajse në të gjitha sistemet digjitale të vendit.

Të ngajshme

Vdes tragjikisht në aksident trafiku një kosovar në Finlandë

Rrezarta Ramaj

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi

Tërnava: Pretendim i rëndë të thuhet se BIK kontrollohet nga shërbimet serbe, të hetohet dhe verifikohet gjithçka

Yllka Gashi