Telenews

Sulmi me raketa detyron Charles Michelin të strehohet gjatë vizitës në Ukrainë (FOTO)

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë ditës së djeshme ishte për vizitë në Odesa të Ukrainës.
Ai bashkë me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal janë detyruar që të strehohen në një bodrum, për shkak  se pati sulme me raketa.
Shmyhal ka thënë se takimi zyrtar i tyre është ndërprerë në gjysmë si pasojë e raketave.
“Çdo minutë në strehën e bombave e përdorëm për të biseduar për  veprimet e përbashkëta: si të ndalojmë Rusinë dhe të rindërtojmë Ukrainën”.
“Jam mirënjohës për vizitën e një miku të vërtetë të Ukrainës”, tha Shmyhal në Twitter.

Të ngajshme

Rrustem Mustafa: Enver Maloku është dëshmor i UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj

Mblidhen dy komisione parlamentare, në fokus buxheti i vitit 2026 dhe plani i punës

Rrezarta Ramaj