Telenews

Sulmi në Veri, raportohet se është bërë ndaj KFOR-it

Një ekip i KFOR-it është sulmuar në Zubin-Potok të dielën në mbrëmje, ka mësuar KOHA nga disa burime.

Nuk është raportuar për të lënduar.

Nuk dihet se me çfarë janë sulmuar.

Pjesëtarët e KFOR-it të cilët raportohet se janë sulmuar janë nga Letonia.

Të dielën janë bërë 16 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri nga serbët lokalë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq.

Qeveria ka thënë se janë në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave. Në anën tjetër, KFOR-i ka thënë se barrikadat duhet të hiqen me dialog.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të bisedojë me komandantin e KFOR-it pas festës së Krishtlindjes.

Të ngajshme

Begaj: Një akademik i rrallë iku nga Panteoni

Valjeta Turkaj

IPK rekomandon suspendimin e një polici në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në vepër penale

Valjeta Turkaj

68 për, 2 kundër, Kuvendi miraton Ligjin për Shtetësinë e Kosovës

Valjeta Turkaj