Telenews

Sulmohet fizikisht bashkëshortja e zv/ministrit Pupovci

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është sulmuar fizikisht të martën pasdite.
Hatixhe Latifi-Pupovci, bashkëshortja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci, është sulmuar në objektin e Fakultetit të Mjekësisë nga një prind i një studenti, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

 

 

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, tha se Latifi-Pupovci është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person (femër), e cila është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, tha Ahmeti.
Portali Sinjali, raportoi se policia dhe sigurimi i Fakultetit të Mjekësisë, të cilët kanë kontaktuar me viktimën, kanë siguruar provat materiale dhe kanë marrë deklaratat e dëshmitarëve okularë.

 

 

Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar si ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 10 shtator

Rrezarta Ramaj

32-vjeçari nga Kosova arrestohet në Gjermani, paguan 639 euro dhe shmang burgun

Yllka Gashi

Urgjencë e madhe, Rutte: Mbështetja për Ukrainën duhet të vazhdojë

Yllka Gashi