Telenews

Sulmohet një inspektor komunal në Mitrovicë të Veriut

Një inspektor komunal në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se derisa ishte duke kryer punën e tij është sulmuar nga një burrë.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00 në rrugën “Kollashini”. Ky rast është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare si inspektor komunal është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Viktima thuhet se ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërkaq, sipas njoftimit, në konsultim me prokurorin palët pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.

source

Të ngajshme

Protestat hyjnë në ditën e 14-të, Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

Rrezarta Ramaj

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj