Telenews

Sunak tregon se çka po kërkon Britania mes Izraelit e Palestinës

Kryeministri britanik Rishi Sunak, tha se Mbretëria e Bashkuar e mbështet “të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje”, por gjithashtu dëshiron që qytetarët britanikë të jenë në gjendje të evakuohen nga Gaza.

Ai shtoi se përveç kësaj ata mbështesin që ndihma humanitare të hyjë në enklavën e rrethuar, raporton Al Jazeera.

“Dhe ne e pranojmë se që të ndodhë e gjithë kjo duhet të ketë një mjedis më të sigurt, i cili natyrisht kërkon pauza specifike, të ndryshme nga një armëpushim”, tha Sunak në parlament.

“Një armëpushim do të shërbente vetëm për përfitimin e Hamasit”, deklaroi më vonë zyra e tij. /Telenews.al/

Të ngajshme

Presidentja reagon pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan, fton organet ta hetojnë rastin me përkushtim të plotë –

KushtrimGuraj

Aksident mes katër veturave në Parallovë të Gjilanit, 11 persona të lënduar –

KushtrimGuraj

Valon Murseli vlerësohet si asambleisti me performancën më të lartë në Kuvendin Komunal të Fushë-Kosovës

Rrezarta Ramaj