Telenews

Superliga e Kosovës rikthehet me xhiron e 24-të, vëmendja në Gjilan

superliga-ne-futbollin-kosovar-vazhdon-sot-me-dy-ndeshje-interesante,-vemendja-ne-gjilan

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot (e martë) me xhiron e 24-të, ku sipas programit do të luhen dy ndeshje.

Vëmendja kryesore është në Gjilan atje ku dy ekipet e para në tabelë, Drita dhe Ballkani do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin me bari sintetik.

Duke marrë parasysh se Drita me 50 pikë të grumbulluara ka një diferencë prej 12 pikësh me Ballkanin që numëron vetëm 38 sosh, do të jetë një derbi tejet interesant që mund t’i jap vulë kampionatit.

Për këtë arsye, mysafirët do të synojnë fitoren për të vazhduar të shpresojnë që ta mbrojnë titullin kampion, teksa vendasit për të ‘blinduar’ pozitën e parë në renditje.

Në anën tjetër kemi duelin tjetër mes Ferizajt dhe Llapit që po ashtu premton një ‘luftë’ në fushë mes të dy ekipeve.

Kjo pasi diferenca e pikëve mes të dyjave është vetëm tri pikë, me Ferizajn që mban aktualisht pozitën e gjashtë në tabelë me 29 pikë të grumbulluara, teksa Llapi renditet në të nëntin me 26 sosh.

Që të dy këto ekipe vijnë pas fitoreve ndaj Suharekës dhe Dritës respektivisht, andaj do të synojnë ta vazhdojnë këtë ritëm.

Të dy këto ndeshje pritet të nisin me fillim nga ora 14:00.

Të ngajshme

Zyrtari ukrainas: Marrëveshjet po zbatohet, ShBA ka rifilluar ndihmën ushtarake për Ukrainën

KushtrimGuraj

Rikthimi i madh i Bernard Berishës pas gjashtë muajsh – shënon dy herë brenda 28 minutash

KushtrimGuraj

Kurti shkruan sërish për takimin me shefin e NATO’s: Shpreha vullnetin e pathyeshëm që t’i bashkohemi Aleancës

KushtrimGuraj