Në kuadër të xhiros se 19-të, në Superligën A të Kosovës në Volejboll, do të zhvillohen sot më 14 mars 2026, disa përballje të rëndësishme, si në konkurrencën e meshkujve, ashtu edhe të femrave, nën organizimin e Federata e Volejbollit e Kosovës.
Në konkurrencën e meshkujve zhvillohen dy ndeshje. Theranda pret Prishtina në palestrën “13 Qershori”, në Suharekë, ku ndeshja e seniorëve nis nga ora 17:30, ndërsa ajo e juniorëve nga ora 19:00.Ndërkohë, në Lipjan përballen Skënderbeu dhe Peja. Ndeshja e seniorëve luhet nga ora 18:00, ndërsa, ajo e juniorëve nga ora 20:00.
Derisa edhe në konkurrencën e femrave sot zhvillohen dy përballje interesante. Ferizaj përballet me Gjiniqi, në Ferizaj, ku ndeshja e juniorëve nis në ora 18:00, ndërsa ajo e seniorëve në orë 20:00.Ndërsa në Lipjan,
Fushë Kosova përballet me liderin Fer Volley, me ndeshjen e seniorëve që zhvillohet nga ora 18:10.
Këto përballje do të ndikojnë në renditjen e skuadrave në tabelë, ndërsa ekipet synojnë të sigurojnë pozita sa më të favorshme para fazës së play-off-it.

