Telenews

Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, askush s’është mbi ligjin

Sot ka nisur grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar.

Lidhur me këtë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ku shton se për mbi tre vjet ata janë udhëhequr me këtë parim.

‘Brenda këtij mandati kemi dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin dhe me këtë qasje do të vazhdojmë tutje’, thotë tutje ministri.

“Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë dhe prej më shumë se tri vitesh jemi udhëhequr nga ky parim të cilin gjithmonë e kemi mbështetur zëshëm. Brenda këtij mandati kemi dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin dhe me këtë qasje do të vazhdojmë tutje. Sot filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar. Ky grup punues që përbëhet nga mekanizmat e sigurisë, drejtësisë e partnerët tanë ndërkombëtar, bazuar mbi themele të qarta të vizionit tonë, do të hartojë Strategjinë e cila do të jetë udhëzues për institucionet që garantojnë sundimin e ligjit për të gjithë pa dallim”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Të ngajshme

Ryva Kajtazi humb personin e ngushtë të familjes

Erzana Fazliu

Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde

Erzana Fazliu

Osmani: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u shndërrua në shtetin më demokratik në rajon

Erzana Fazliu