Telenews

Tre menaxherë të arrestuar lidhur me rastin e rëndë të vdekjes së punëtorit 25-vjeçar në Prizren

Tre persona janë arrestuar të dielën lidhur me rastin e rëndë të vdekjes së punëtorit 25-vjeçar në Prizren. Arbër Gërguri mbeti i vdekur në vendin e punës, pasi një mjet i fortë i ra në kokë dhe i shkaktoi lëndime të rënda, raporton Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit që u prangosën janë menaxherë dhe të njëjtit tashmë janë dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren.

Ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të ngajshme

Kosova kritikohet edhe për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ në raportin e BE-së

Rrezarta Ramaj

Dolën për gjueti, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun e tij – humb jetën i riu

Rrezarta Ramaj

Kos për Kosovën: Bllokada institucionale ndikoi në zbatimin e reformave

Rrezarta Ramaj