Telenews

Sylvinho e la jashtë, shpërthen agjenti i Uzunit: Shikoni këto statistika

 

 

Sylvinho ka befasuar jo pak me listën e Kombëtares për Europianin e Gjermanisë, ku ra në sy lënia jashtë e dy sulmuesve si Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni, të cilët kanë qenë të ftuar në çdo ndeshje kualifikuese.

Po përtej këtij fakti lojtarët kanë pasur edhe një sezon pozitiv me skuadrat e tyre, teksa Cikalleshi në Turqi ka realizuar 12 gola në kampionat me Konyasporin, ndërsa Uzuni 11 gola në La Liga me Granadën.

Jo vetëm kaq, por të dy bashkë kanë dhënë 6 asiste, ndërsa për këto statistika ka pasur edhe reagime të forta.

Fillimisht e nisi Granada, skuadra e Myrto Uzunit, që postoi në rrjetet sociale një shqiponjë dhe me tekstin ‘gjithmonë me ty Myrto’.

Më tej ka shkuar agjenti i futbollistit, Franci Bode, i cili referuar statistikave thotë se ‘Uzuni ka shënuar më shumë se 5 nga 6 sulmuesit e thirrur nga Sylvinho’, ndërsa shton se ‘beratasi nuk e meritonte këtë padrejtësi’.

Krejt ndryshe është përjetuar nga ata të cilët janë thirrur për të qenë në Europian. Daku, ka qenë duke ndjekur listën në kohë reale bashkë me familjarët, ndërsa kur ka parë emrin e tij ka shpërthyer një gëzim i madh, ndërsa nuk kanë munguar edhe lotët nga futbollisti.

Marash Kumbulla ka reaguar në rrjetet sociale, teksa shkruan se ‘krenaria që ndjen pas thirrjes nga kombëtarja për të luajtur në Evropian është e vështirë të shpjegohet’. Listës së reagimeve i është shtuar edhe Albian Ajeti, vëllai i Arlind Ajetit, i cili dikur refuzoi të luante me Shqipërinë duke zgjedhur Zvicrën.

Ai ka etiketuar Ajetin, por edhe të rikthyerit Abrashi dhe Aliji, ndërsa ka shkruar ‘forca çuna’.

Risia më e madhe e listës së Sylvinhos, sa i përket futbollistëve të thirrur, është Medon Berisha, mesfushori i cili luan me Leçen në Seria A bashkë Ylber Ramadanin.

Kapiteni i kombëtares U-21 ka marrë një ftesë edhe pse ka luajtur vetëm 6 ndeshje në Seria A, ndërsa gëzimin e madh për këtë nuk e ka fshehur në rrjetet sociale.

Të ngajshme

Kombëtarja mbërrin në Shqipëri, shihni momentet dhe intervistat me lojtarët e trajnerin (VIDEO)

Donat Hashani

Ish-trajneri i CSKA Moskës: Serbët i kemi vëllezër, Daku të largohet nga Rusia

Donat Hashani

Berat Gjimshiti me mesazh për tifozët dhe lojtarët e rinj të kombëtares

Donat Hashani