Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shprehur qëndrimin e partisë për ngritjen e çmimeve të produkteve në vend.
Ai, në një fjalim në Kuvendin e Kosovës të enjten, ka akuzuar qeverinë për politika të gabuara fiskale ndaj produkteve esenciale.
Tahiri, po ashtu ka kërkuar lirim nga akciza të derivateve të naftës.
Për këtë ai e ka dhënë një shembull “konkret”.
“Kjo nuk ka ndodhë më parë, është e tmerrshme qytetarët e Kaçanikut, Hanit të Elezit e Ferizajt shkojnë për tu furnizuar me naftë në Maqedoni, për shkak se e kanë ulë akcizën atje”, ka thënë Tahiri.