Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se shpërndarja e parave si koncept i ‘vitrave’ në administratë, nuk është zgjidhje, vetëm rritja e pagave me koeficient 129 euro prodhon zgjidhje.
Tahiri ka bërë të ditur se kërkesa e tyre për të hyrat vetanake që të kthehen tek komunat, është pranuar.
“Sot, pas një beteje parlamentare dhe kërkesës sonë opozitare, u premtua që të hyrat vetanake të kthehen tek komunat. Po ashtu, në emër të grupit parlamentar të AAK-së, propozova që kërkesa jonë për rritjen e vlerës së koeficientit në Ligjin e Pagave në vlerë prej 129 euro, të diskutohet në rishikim të buxhetit. Shpërndarja e parave si koncept i ‘vitrave’ në administratë, nuk e zgjidh problemin. Vetëm rritja e pagave me koeficient 129 euro është përgjigja”, ka thënë Tahiri.