Telenews

Tahirit i përmendet sërish në Kuvend shurdhuesi i armës, ai thotë se i është kërcënuar familja për këtë çështje

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ai dhe familja e tij janë kërcënuar nga një person që është në burg.

Sipas tij, kjo është bërë pas akuzave që janë drejtuar në Kuvend ndaj tij për mbajtjen e armës me shurdhues.

Ai, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, u deklarua kështu pasi kjo armë iu përmend nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Për punën e shurdhueses, unë e kam marrë një kërcënim që e kam dorëzuar në polici, kërcënim në grua dhe fëmijë. Policia vjen me një raport ku thotë e kemi identifikuar personin që iu ka kërcënuar, është në vuajtje të dënimit në Podgoricë për organizimin e një vrasjeje si rezultat i debatit për shurdhues, ky është konfirmim i policisë, me debatin që e bëni ju”.

“Janë armë që janë blerë për kryeministrin e vendit për atë kohë. E kam konfirmim që me shkruan një njeri i dënuar. Ju në këtë retorikë keni me u përplas keq me neve”, ka thënë Tahiri.

Të ngajshme

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Yllka Gashi

Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit, kërkon njohjen e Kosovës: Një kontribut për paqen dhe sigurinë në Ballkan

Yllka Gashi

U shpall “non grata” për veprime në dëm të Shqipërisë, reagon Valon Bela: Dinjiteti i luftëtarit s’matet me të drejtën për të hyrë ose jo në një shtet

Yllka Gashi