Telenews

Takim i ri Kurti-Abdixhiku, a do të ketë marrëveshje?

Edhe një takim tjetër pritet të zhvillojnë sot Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhik.

Ky takim është në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe gjetjen e një marrëveshjeje për presidentin e ri të Kosovës.

Sipas burimeve të Ekonomia Online,takimi pritet të mbahet në ora 12:00.

Kurti dhe Abdixhiku janë takuar disa herë ditëve të fundit, ndërsa diskutimet mes tyre janë përqendruar kryesisht në gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

Takimi i fundit mes dy liderëve u zhvillua të shtunën mbrëma, por pas përfundimit të tij nuk pati detaje konkrete rreth përmbajtjes së bisedimeve.

Kurti deklaroi shkurt se do të ketë lajme kur të ketë rezultate.

Të ngajshme

Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet –

KushtrimGuraj

Dyshohet për një person të vdekur te varrezat në Prizren –

KushtrimGuraj

Më 7 nëntor mbahet testi kualifikues për prokurorë të rinj, 453 kandidatë në provim –

KushtrimGuraj