Telenews

Takimi i Osmanit me Kryesuesin e OSBE’së, Presidenca jep detaje

Presidenca e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me takimin e Presidentes Vjosa Osmani me Ministrin për Punët e Jashtme të Maltës, njëherësh kryesuesin e OSBE’së, Ian Borg.

Sipas njoftimit të lëshuar nga ZPRK’ja, Osmani dhe ministri Borg kanë diskutuar për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me OSBE-në, përfshirë mbështetjen e OSBE-së në të kaluarën dhe bashkëpunimin aktual me institucionet vendore, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe për zhvillimet e fundit politike në rajon, raporton Express.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani potencoi se anëtarësimi i Kosovës në institucionet euroatlantike do të ishte triumf për demokracinë dhe për të drejtat e njeriut jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Evropën. Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen dhe ritheksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Maltës në këtë drejtim, sikurse në çdo proces tjetër të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

source

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj