Telenews

Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, Sali Berisha iu uron sukses palëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për takimin që është duke u mbajtur në Bruksel në mes të Kurtit dhe Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Berisha përmes një postimi në Facebook, i ka uruar sukses palëve që janë në takim.

“Miq, në Bruksel po zhvillohet takimi trilateral midis BE, Kosovës, Serbisë për marrëveshjen bazë midis këtyre dy të fundit, shumë e rëndësishme për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe rajonin tonë. Le të urojmë suksese takimit të palëve!” – ka shkruar Berisha në Facebook.

 

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 1 tetor

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Videoklipi i Don Xhonit, jep dorëheqjen drejtori i “Makedoniumit”: Ndjej përgjegjësi morale, ishte lëshim i paqëllimshëm

Rrezarta Ramaj