Telenews

Takohen Fitore Pacolli dhe Imri Ahmeti, u dakorduan për një temë

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një takim midis Ministres së Mjedisit dhe Kryetarit të Komunës së Lipjanit.

Sipas njoftimit nga Pacolli në këtë takim është diskutuar lidhur me çështjet mjedisore, me fokus lokacionin e propozuar për ndërtimin e deponisë sanitare në Kërçevë të Lipjanit.

Më tutje Pacolli ka thënë se prioritet i saj mbetet pastrimi i Kosovës nga mbeturinat.

Postimi i plotë:

Sot zhvillova takim me kryetarin e Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, dhe bashkëpunëtorët e tij, ku diskutuam për çështjet mjedisore, me fokus lokacionin e propozuar për ndërtimin e deponisë sanitare në Kërçevë të Lipjanit, e cila është paraparë t’i shërbejë rajonit të Prishtinës.

Lokacioni i propozuar nuk vlerësohet si më i përshtatshmi për shkak të afërsisë me Zonën Ekonomike në këtë qytet dhe vendbanimet përreth. U dakorduam që t’i bashkërendojmë veprimet për të gjetur një hapësirë tjetër më të përshtatshme brenda Komunës së Lipjanit.

Prioriteti ynë është që ta pastrojmë Kosovën nga mbeturinat dhe ta bëjmë një sistem të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave bazuar në standardet mjedisore dhe nevojave të qytetarëve.

Të ngajshme

Fiket zjarri në Shijak, zhbllokohet autostrada Durrës-Tiranë

Rrezarta Ramaj

Nënë për herë të dytë, Dafina Zeqiri ekspozon barkun e rrumbullakosur

Rrezarta Ramaj

Prezantohet topi që do të përdoret në finalen e Botërorit 2026

Rrezarta Ramaj