Telenews

Tanket Leopard 2 arrijnë në Ukrainë

Tashmë anë shfaqur imazhet e para të tankeve Leopard 2, të cilat kanë arritur në Ukrainë.

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal dhe homologu polak, Mateusz Morawiecki shtrënguan duart përpara tankeve të betejës, të cilat iu dhanë Kievit nga Varshava.

Tanket moderne mendohet se do të ndryshojnë lojën në Ukrainë, e cila po planifikon të nisë një kundërofensivë gjatë javëve të ardhshme, raporton skynews, përcjell Telenews.al.

Muajin e kaluar, Gjermania – e cila prodhon këto automjete luftarake – ishte nën presion për t’ia dërguar Ukrainës dhe t’i lejojë aleatët ta bëjnë të njëjtën gjë pasi shtetit gjerman posedon këtë të drejt ekskluzive.

Që atëherë, ajo ka rënë dakord të dërgojë disa nga tanket e saja, si dhe të lejojë vendet e tjera ta furnizojnë shtetin ukrainas me këto automjete luftarake.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas saktësisht para një viti duke shkaktuar viktima dhe dëme të shumta materiale.

Të ngajshme

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Gjermani: Besimi ndaj shtetit në nivelin më të ulët

Rrezarta Ramaj

Trump mbledh gjigantët e teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë, arrihen tri marrëveshje

Yllka Gashi