Telenews

TASHME ËSHTË ZYRTARE: RAIOLA KA VDEKUR

Menaxheri i njohur i futbollit, Mino Raiola ka vdekur sot. Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga familja e tij.
Përmes profilit të Raiolas, familja e tij dha lajmin e hidhur se ai ka vdekur.
“Me pikëllim të madh ndajmë lajmin se ka ndërruar jetë agjenti i mrekullueshëm i futbollit. Mino luftoi deri në fund me fuqinë e njëjtë që pati në tavolinat e negociatave për t’i mbrojtur lojtarët tanë. Si zakonisht, Mino na bëri krenar dhe nuk e kuptoi kurrë këtë. Mino preku shumë jetë gjatë punës së tij dhe shkroi një kapitull të ri në historinë e futbollit modern. Prezenca e tij nuk do të mungojë kurrë. Isioni i Minos për ta bërë futbollin një vend më të mirë për lojtarët do të vazhdojë me pasionin e njëjtë. Ne falënderojmë të gjithë për mbështetjen e madhe që pranuan gjatë këtyre kohëve të vështira dhe kërkojmë nga ju për respekt në privatësinë e familjes dhe miqve në këtë moment pikëllimi.. Familja Raiola”, thuhej në njoftim.


Ai ishte njëri prej menaxherëve më të suksesshëm dhe vdiq në moshën 54 vjeçare pas një sëmundjeje.
Raiola ishte shtruar në spital në Milano në muajin janar për t’iu nënshtruar një operacioni shumë delikat, por natyra e sëmundjes nuk u zbulua.
Raportohet se gjendja në atë kohë nuk ishte kërcënuese për jetë dhe se Raiola do ta fillonte një periudhë rehabilitimi në shtëpi.
Por, së fundmi iu përkeqësua gjendja dhe ndërroi jetë sot, siç njoftojnë mediat italiane.
Raiola ishte lindur në Nocera Inferiore më 4 nëntor 1967, por në moshën 1 vjeçare me familjen u transferua në Holandë, në Haarlem.
E pasioni për futbollin e kishte sjell atë, në moshën 20 vjeçare, të bëhej përgjegjës i sektorit të të rinjve të Haarlem, për ta marrë më pas detyrën e drejtorit sportiv në klubin holandez.
E kur e themeloi kompaninë e tij, nisi t’i merrte në kujdes lojtarët e mëdhenj, për t’u bërë njëri prej menaxherëve më të suksesshëm në histori të futbollit.
Raiola ishte menaxher i futbollistëve të mëdhenj, përfshirë këtu ata si Ibrahimovic, Donnarumma, Pogba, Balotelli, Verratti, De Ligt, De Vrij, Haaland etj.
Ai luajti rol të rëndësishëm në transferimet e mëdha dhe të kushtueshme gjatë karrierës së tij të suksesshme, ndërsa ishte edhe pjesë e transferimit të bujshëm të Paul Pogbas nga Juventusi në Manchester United në vitin 2016.

Të ngajshme

Mbahen matjet zyrtare të “Profi Box Gala”, Uldedaj dhe Isufi më të gatshëm se kurrë

Zidane pritet të bëhet trajneri i Bayernit

Prokuroria e Pejës kërkon 30 ditë paraburgim për Akil Gjakovën