Telenews

Tayna publikon albumin e ri “Genesis”: Projekt që bashkon anën e vjetër dhe të re time

Reperja e njohur Tayna ka njoftuar publikimin e albumit të saj më të ri të titulluar “Genesis”, i cili pritet të jetë i disponueshëm shumë shpejt në platformat muzikore.

Sipas njoftimit të saj, albumi do të publikohet fillimisht në Spotify në mesnatë, ndërsa më pas do të publikohet edhe në YouTube në orën 18:00 të ditës së nesërme.

Tayna ka theksuar se ky projekt përfaqëson një pjesë të rëndësishme të saj artistike, duke bashkuar stile dhe emocione të ndryshme, nga më të butat deri tek ato më energjiket dhe eksperimentale.

Ajo është shprehur mirënjohëse ndaj ekipit që ka punuar në realizimin e albumit, duke theksuar se çdo detaj është menduar me kujdes për të reflektuar vizionin e saj artistik.

Sipas artistes, “Genesis” përmbledh të gjitha dimensionet e saj muzikore dhe personale, duke i ftuar dëgjuesit ta përjetojnë ashtu siç është ndjerë ajo gjatë krijimit të tij.

Të ngajshme

Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

Blearta

Monika befason duke treguar një fakt për Bebe Rexhën: Ajo vdes për të pasur një burrë shqiptar

Valjeta Turkaj

Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri

Rrezarta Ramaj