Telenews

Tchouameni i tha jo 12 milionë eurove në sezon nga PSG-ja

Ndërkohë që Liverpooli i Jurgen Kloppit kishte qëndruar rreth Aurelien Tchouameni për javë të tëra, Paris Saint-Germaini hyri në skenë në fazat e fundit të negociatave të tij me Real Madridin dhe më pas gjithçka u përshpejtua.

Parisienët u përpoqën pa sukses për të
joshur mesfushorin teksa luante për kombëtaren franceze, transmeton Gazeta
Express.

Tchouameni, megjithatë, gjithmonë dukej se
e dinte se çfarë po bënte, siç e ka dëshmuar ylli i ri i Real Madridit.

Fillimisht, ai hodhi poshtë një ofertë jo
tërheqëse dhe më pas refuzoi ftesën e Mbappes për t’u bashkuar me të në Paris.

PSG, në përpjekje për të krijuar një ekip
konkurrues dhe për t’ia vështirësuar jetën Real Madridit, i bëri një ofertë
mesfushorit prej 12 milionë euro neto në sezon, shumë më tepër se shuma që Los
Blancos kanë vënë në tavolinë për të nënshkruar me lojtarin për gjashtë sezonet
e ardhshme.

Pa deklaruar zyrtarisht shumën e pagës së
lojtarit, siç është zakon në Real Madrid, raportet theksojnë se do të jetë
midis gjashtë dhe shtatë milionë euro për secilën prej sezoneve të nënshkruara,
afërsisht gjysma e asaj që ofroi PSG.

Tchouameni i ka vënë aspiratat e tij mbi
paratë. Ai nuk ishte një tifoz i Real Madridit si fëmijë, por e ka bërë të
qartë se sfida sportive ka përparësi ndaj motivimeve financiare për të. /Gazeta
Express/

The post Tchouameni i tha jo 12 milionë eurove në sezon nga PSG-ja appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Spalletti para ndeshjes me Juventusin: Të gjithë lojtarët janë gati, edhe ata që kanë ardhur nga Kombëtaret!

KushtrimGuraj

Një tjetër yll i Barcelonës përfundon në radarin e Arabisë Saudite

KushtrimGuraj

Lajm bombastik nga Spanja, Xavi merr drejtimin e gjigantit italian

KushtrimGuraj