Telenews

Të dielën pritet të fillojë marshi ‘Marshojmë për drejtësi’

Liria dhe pavarësia e Kosovës qëndron mbi sakrificën e pashembullt të luftëtarëve të UÇK-së, por edhe mbi sakrificën e popollsisë civile që gjatë viteve ’98-99, ishte subjekt i një gjenocidi shtetëror të organizuar nga regjimi i Millosheviqit.

‘Liria ka emër’ ka organizuar marsh për drejtësi, në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre në Hagë.

Shumë grupe shoqërore, organizata, por edhe këngëtarë të estradës sonë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë marsh, i cili do të mbahet më 2 prill (e diele).

Marshi solidarizues për drejtësi dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, do të fillojë në ora 14:00 në Prishtinë, nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj