Telenews

“Të fal”, i thotë Kim Kardashian grabitësit në gjyqin e Parisit

Kim Kardashian i ka thënë gjykatës se kishte frikë se do të përdhunohej dhe vritej gjatë  grabitjes të armatosur në Paris gati 10 vjet më parë.

44-vjeçarja qau ndërsa i tha gjykatësit se mendonte se do të përdhunohej nga ata dhe kishte frikë se do të vinte motra e saj pas ngjarjes dhe do ta shihte atë të vdekur.

Derisa ka treguar se kishte rënë për të fjetur gjysmë lakuriq dhe ishte tejet e frikësuar për këtë.

“Isha e sigurt se ai do të më përdhunonte. Kisha rënë në gjumë lakuriq me një rrobë rrobash veshur, isha e shqetësuar”, i tha ajo gjykatës.

Ndërsa, Kim i tha grabitësit se e fal.

“Të fal për atë që ka ndodhur, por kjo nuk i ndryshon emocionet, ndjenjat dhe traumën, në mënyrën se si jeta ime ka ndryshuar përgjithmonë”, tha Kardashian.

Të ngajshme

Kusari: Kryeministri me ide të gabuara, le të sigurohet t’i ndalë sulmet ndaj mediave

KushtrimGuraj

Kutitë e fundit/ PS shkon në 83 mandate, PD i humb edhe 2, bie në 50

KushtrimGuraj

Shkodra Elektronike fluturon drejt finales së Eurovision

KushtrimGuraj