Telenews

Të lënduarit nga shpërthimi në Bajr, kanë plagë në duar dhe fytyrë, udhëzohen për në QKUK

Tre persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të bombolës së gazit në një shtëpi në Bajr të Mitrovicës.

Ata janë dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës.

Rreth gjendjes së tyre shëndetësore detaje ka dhënë zëdhënësja e këtij spitali, Nita Mustafa.

Ajo tha se viktimat kishin lëndime në duar dhe fytyrë.

“Ata janë jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së tretmanit të lënduarit (dy burra dhe një grua), janë udhëzuar për në QKUK në Prishtinë tek kirurgu plastik”, deklaroi ajo.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 29 prill

Erzana Fazliu

Kos për masat ndëshkuese ndaj Kosovës: Jo të gjitha shtetet anëtare janë për heqjen e tyre

KushtrimGuraj

Dhu*nimi i të miturës në Gjakovë, arrestohet i dyshuari i dytë

KushtrimGuraj