Telenews

Te Liverpooli s’ka vend, Minamino drejt transferimit te klubi tjetër anglez

Takumi Minamino pritet që të largohet nga Liverpooli, por jo edhe nga Premierliga.

“Football Insider” ka raportuar se Wolvesi është favorit për transferimin e sulmuesit japonez, transmeton Gazeta Express.

Fulham dhe Leeds United gjithashtu kanë shprehur interesim për Minaminon, por “Ujqërit” thuhet se po kryesojnë garën.

27-vjeçari te “Të Kuqtë” u transferua në vitin 2020 nga Salzburgu, por nuk ka arritur që të fitojë vend në formacion.

Minamino në vitin e kaluar ishte i huazuar te Southamptoni. Ai me Liverpoolin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/

The post Te Liverpooli s’ka vend, Minamino drejt transferimit te klubi tjetër anglez appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Real Madridi shokon Arsenalin, vendos çmim rekord për Vinicius Jr

KushtrimGuraj

UEFA harton plan të ri për të bojkotuar Gianni Infantinon

KushtrimGuraj

Ende asnjë ofertë konkrete për Edon Zhegrovën

KushtrimGuraj