Telenews

Të premten Prishtina shënon Ditën pa makina, komuna thërret të shfrytëzohen biçikletat apo trotinetët

Komuna e Prishtinës të premten do organizojë Ditën pa makina, ngjarje kjo ndërkombëtare që mbahet në 2.000 qytete të botës.

Ky aktivitet ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve që të përdorin sa më pak automjetet për transport.

”Të premten, më 22 shtator nga ora 10:00 në Prishtinë do të organizohet aktiviteti “Dita pa makina”, një ngjarje ndërkombëtare, e cila organizohet në 2000 qytete të Botës, dhe që ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve që t’i përdorin sa më pak makinat për transport, e në vend të tyre të shfrytëzojnë transportin publik apo biçikletat”.

Si rezultat i kësaj ngjarjeje, nga ora 10:00 deri në 15:00, vetëm rruga “Dëshmorët e Kombit” do të jetë e mbyllur për qarkullimin e veturave.

”Ndërsa, ju qytetarë të dashur mund të merrni me qera, pa pagesë, njërën nga 160 biçikletat ose 60 trotinetët për qarkullim nga fillimi i kësaj rruge deri në fund (rrethi i Flamurit)”, thuhet mes tjerash në njoftimin e komunës.

Gjithashtu shtuan se pavarësisht se çfarë zgjedhje bëjnë duhet të kujdesen për mjedisin.

Të ngajshme

“Mora fjalë” ekzekutohet në piano midis Mynhenit, kalimtarët kurreshtarë për melodinë

Valjeta Turkaj

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë, gruaja gjendet pa shenja jete në banesë

Valjeta Turkaj

A jeni gati për takime që prodhojnë rezultate, jo vetëm fjalë?

Valjeta Turkaj