Telenews

Të premten protestohet para Gjykatës në Ferizaj, do të kërkohet ndëshkim maksimal për vrasësit e saj

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se të premten, 4 gusht, do të protestojnë në orën 10:30 para dyerve të Gjykatës Themelore në Ferizaj për të protestuar për Marigona Osmanit.

“Për të gjithë qytetarët e qytetaret nga Prishtina që dëshirojnë të bashkëngjiten në protestë, nisja nga Prishtina bëhet në mënyrë të organizuar në orën 9:30 nga pompa e benzinës te rrethi i flamurit. Për t’u bashkangjitur, mund të shkruani mesazh në faqen në Facebook të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni kumtesën e plotë të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist:

“THIRRJE PËR PROTESTË: DREJTËSI PËR MARIGONA OSMANIN

Këtë të premte mbahet seanca përfundimtare ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit. Për t’u siguruar që kërkesa jonë për drejtësi të jehojë edhe të premtën para Gjykatës Themelore në Ferizaj, ne mblidhemi nga ora 10:30 para dyerve të Gjykatës për të kërkuar drejtësi për Marigonën dhe ndëshkim maksimal për vrasësit.

Dardan Krivaqa e vrau në mënyrë makabre Marigonën në gusht të vitit 2021. Siç e detajon aktakuza ndaj Krivaqës dhe Sejdiut “I pandehuri Dardan Krivaça, me 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në Ferizaj, pa pëlqim e saj e detyron të ndjerën Marigona Osmani për të kryer marrëdhënie seksual, e cila përcillet me tortura, në atë mënyrë që fillimisht pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie seksuale në sallon, pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën të zhveshur e dërgon në banjo, nga aty me dhunë e dërgon në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës së ushtruar humb aftësinë për të rezistuar, e ku në dy raste në mbrëmje kryen marrëdhënie seksuale pastaj të zhveshur e dërgon në banjë, e ku i vërehen edhe lëndimet në trup” […] “Nga ora 10:56 deri në orën 14:43, i pandehuri i parë merr një shkop, e së bashku me të pandehurin e dytë hyjnë në dhomë dhe e godasin në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës i shkaktojnë, dhimbje të mëdha fizike dhe psikike, ku nga goditjet pëson politrauma-lëndime të shumëfishta, ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejtë nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik, të cilat janë pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes së brendshme, nga thyerje e ashtit të nofullës së poshtme, thyerje e brinjëve, klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhjes epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madh dhe në trurin e vogël, këputje parciale të palcës së kurrizit në qafë, të njëjtën e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm – Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe largohen nga aty”.

Dhuna mizore të cilën e ushtroi Krivaqa me ndihmën e Sejdiut ndaj Marigonës deri kur e vrau dhe humbja e saj na e bën të pamundur të harrojmë. Ne nuk mund të harrojmë që Marigona do të mund të ishte gjallë sot nëse shteti do ta mbronte me kohë atë. Të indinjuar/a e me shumë dhimbje, ne mblidhemi këtë të premte dhe thërrasim në drejtësi për Marigonën”.

Të ngajshme

Ndahet nga jeta Rexhep Qosja, nipi i tij e jep lajmin: U varros në praninë e anëtarëve të familjes së ngushtë

Valjeta Turkaj

Përplasje trenash në Danimarkë, raportohet për të lënduar

Valjeta Turkaj

Djali hodhi statujën nga ballkoni dhe la të vdekur turisten, prindërit ndiqen penalisht për vrasje

Valjeta Turkaj