Telenews

Të riut nga Gjilani i priten dy gishta, shkak një borxh prej 10 eurosh

Një 27-vjeçari në Gjilan i janë prerë gishtat nga dy persona për shkak të një borxhi prej 10 eurosh.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më herët, por që policia sot ka arritur ta arrestojë njërin nga dy të dyshuarit se e kanë kryer këtë vepër.

Lajmin e konfirmoi Shaban Azizi nga Policia në Gjilan.

Ai tha se rasti ka ndodhur më 22 tetor, derisa dje është arrestuar njëri prej të dyshuarve, që sipas tij ka qenë në arrati prej ditës kur ka ndodh rasti.

“Mund tju konfirmoj se rasti ka ndodhur në tetor. Është arrestuar një i dyshuar”, ka thënë ai për Express.

Për këtë rat detaje janë dhënë edhe në raporton 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Gjilan 22.10.2022 – 15:30. Me datën 12.12.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në muajin tetor kishte lënduar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Të ngajshme

Policia në Gjakovë shqiptoi 752 gjoba dhe sekuestroi 125 patentë shoferë

Valjeta Turkaj

Joz Marku nuk përmbahet ndaj Laertit: Pijanec i keq

Erzana Fazliu

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Valjeta Turkaj