Telenews

Të shtëna me armë në një lokal në Pejë

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në një lokal në Pejë.

Policia bën të ditur përmes raportit se një i dyshuar pas një mosmarrëveshje ka kanosur të pranishmit në lokal dhe ka sulmuar viktimën mashkull kosovar.

I dyshuari po ashtu ka shtënë me armë me ç’rast ka dëmtuar xhamat e lokalit dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

 

Të ngajshme

LDK publikon emrat e kryesisë së partisë

Valjeta Turkaj

Ndalohet importi i deleve e dhive nga Shqipëria për shkak të shpërthimit të murtajës së kafshëve

Valjeta Turkaj

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit 11.5 miliardë dollarë deri tani

Valjeta Turkaj