Telenews

“Telashe” me të ftohtit, kryetari i Leposaviqit me trenerka nën pantollona

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shkruar për takimin që ka zhvilluar me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili që më shumë se dy javë po qëndron i mbyllur në objektin e komunës.

E kjo mbyllje duket që po i shkakton edhe telashe sa i takon veshjes.

Në fotografitë që ka publikuar ministri Aliu, ajo që bie në sy është veshja interesante e kryetarit Hetemi.

Ai duket që ka të veshur trenerka nën pantollona.

Kjo foto është vërejtur mënjëherë nga Aliu, i cili e ka prerë fotografinë ku dukej lëshimi i Hetemit.

Ndërkohë, ndër të tjera, Aliu ka thënë se e ka falënderuar nga zemra Hetemin për “qëndresën e tij shembullore”.

“E falënderoj Kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo dit.” –

Tutje, ai ka bërë të ditur se më të ka biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve.

“Nder dhe kënaqësi e veçantë që ta takojë Kryetarin e komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi. Me Kryetarin bashkëbiseduam për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët, respektivisht për projekte infrastrukturore në komunë, me ç’rast i ofruam mbështetje të parezervë.” – ka shkruar Aliu.

Të ngajshme

Gjashtë shtetas të Kosovës të arrestuar nga Serbia dhe një i rrëmbyer më 2025

Valjeta Turkaj

Bardhoshi, Bërnica dhe disa rrugë të Prishtinës iu nënshtrohen intervenimeve të KRU “Prishtinës”

Valjeta Turkaj

Si në filma, pamje kur ushtria amerikane sekuestron një anije cisternë në brigjet e Venezuelës

Valjeta Turkaj