Telenews

Ten Hag kërkon nga United t’i transferojnë edhe De Jong edhe Eriksen

Trajneri i ri në Old Trafford dëshiron pesë
prurje të reja në total këtë verë, por forcimi në mesfushë për të është
prioritet

Erik ten Hag ia ka bërë të qartë Manchester
United që ai ka nevojë si për Frankie de Jong ashtu edhe për Christian Eriksen
këtë verë, të cilën dyshe ai e sheh si kryesore për rindërtimin e mesfushës së
skuadrës nga Old Trafford.

Ten Hag dëshiron që ta mbush skuadrën e United
me lojtarë që kanë dhunti taktike e që ka qenë problem viteve të fundit, pasi
që sistemi i tij është me mbajtje të topit.

United për këtë janë në ofensivë për ta blerë
De Jong, por që Barcelona e vlerëson lart mesfushorin e që ka qenë një bllok
për ta deri me tani.

Djajtë e Kuq kanë ofruar 51 milionë funte,
ofertë që nuk i ka bindur mjaftueshëm katalunasit, e të cilët kërkojnë 86 milionë
funte. Megjithatë, thuhet se një kompromis mund të arrihet për shifrat 64-73
milionë funte.

Teksa United janë në kërkim të synimeve të
tyre ata ende nuk kanë arritur ta përfundojnë ndonjë marrëveshje, por që Eriksen,
lojtar pa kontratë, është parë si alternativë e De Jong.

Por, ten Hag planifikon që ta transformojë
tërësisht stilin e lojës së United, duke e mbështetur atë në posedimin e topit
dhe jo në një futboll me kundërsulme siç e kishte bërë Ole Gunnar Solskjaer dhe
Jose Mourinho.

Largimet e Paul Pogba, Nemanja Matic, Juan
Mata dhe Jesse Lingard e kanë lënë atë më shumë hapësira që duhet të mbushen qysh
në afatin e tij të parë kalimtar në këtë klub. /GazetaExpress/

The post Ten Hag kërkon nga United t’i transferojnë edhe De Jong edhe Eriksen appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj

Akil Gjakova shkëlqen në “Taranto 2026”, fiton medaljen e bronztë –

KushtrimGuraj

Kosova fiton medaljen e dytë në “Taranto 2026”, Fatjona Kasapi merr të bronztën në xhudo –

KushtrimGuraj