Telenews

Tensionet në veri, ministri Krasniqi: E kemi obligim t’ua sigurojnë kryetarëve të rinj kryerjen e detyrave

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas tensioneve në tri komunat veriore, Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok.

Krasniqi ka thënë se institucionet qendrore e kanë obligim që t’ua sigurojnë dhe mundësojnë kryetarëve të rinj përmbushjen e obligimeve të tyre kushtetuese e ligjore.

“Ata janë zotuar që do t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim. Si ministri dhe institucione qendrore japim mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore të kryetarëve të rinj. E si institucione qendrore e kemi obligim që t’ua sigurojmë dhe mundësojmë përmbushjen e këtyre obligimeve. Komuna është e qytetarëve. Qytetarët nuk mund të mbeten pa komunë”, ka shkruar Krasniqi.

Gjë ditës së djeshme janë betuar kryetarët e rinj të Zveçanit, Zubin-Potokut dhe Leposaviqit.

Ndërsa sot para ndërtesave të këtyre komunave janë mbledhur qytetarët serbë për të kundërshtuar futjen e kryetareve të rijnë në to.

Në Zveçan ka pasur edhe përleshje në mes të serbëve të mbledhur dhe pjesëtarëve të Policisë, janë dështuar edhe të shtëna armësh e është hedhur edhe gaz lotsjellës.

Të ngajshme

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu