Telenews

Tentim grabitje mbrapa teatrit në Prishtinë, policia del në vendngjarje

Një tentim grabitje ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se tentim grabitja ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar.

“Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ajo nuk ka dhënë detaje tjera. Kujtojmë se institucionet mikrofinanciare në kryeqytet shpesh herë janë cak i grabitjeve të armatosura.

Të ngajshme

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, prijnë këto kategori

Valjeta Turkaj

Turbullirat në Ibër-Lepenci, sërish reduktime në disa zona përreth kryeqytetit

Valjeta Turkaj

Gjendja shëndetësore e familjes nga Kosova që u aksidentua derisa po kthehej në Gjermani

Valjeta Turkaj