Telenews

Tërmet i fortë në Francë

Një tërmet me magnitudë 5.3 është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Francën perëndimore. Kjo është bërë e ditur nga rrjeti kombëtar i vëzhgimit sizmik.

Sipas burimeve gazetareske, tërmeti është ndjerë në Rennes, Bordeaux dhe Limoges. Tërmeti u regjistrua në orën 18:38 me epiqendër pranë komunave Surgères dhe Mauzé-sur-le-Mignon, në gjysmë të rrugës midis La Rochelle dhe Niort. Thirrje të shumta për zjarrfikësit, të cilët paralajmëruan thirrje për ndihmë “vetëm për nevoja reale”.

Një pasgoditje me magnitudë 5 u ndje më pas në orët e para të mëngjesit të sotëm në Deux-Sèvres. “Zjarrfikësit janë mobilizuar dhe kryejnë veprime zbulimi, për t’iu përgjigjur thirrjeve dhe për të kontrolluar gjendjen e ndërtesave, veçanërisht ato të dëmtuara gjatë tërmetit të parë”, thuhet në një deklaratë të prefekturës së Deux-Sèvres.

Për momentin nuk ka viktima apo dëme të rënda, por banorët, të pushtuar nga paniku ditën e djeshme, janë këshilluar që të qëndrojnë larg objekteve në rrezik shembjeje.

Tërmeti i fundit me magnitudë më të madhe se 5 ballë në Francë daton në vitin 201

Të ngajshme

Këta janë deputetët që qytetarët nuk ua besuan edhe një mandat në Kuvend

Blearta

Rrëzohet aeroplani transportues ushtarak indian

Blearta

Nis projekti në Shëngjin, e lidh Ranën e Hedhun me Velipojën

Blearta