Telenews

Tërmeti 6.9 ballë godet Kilin, rreth 27 mijë familje pa energji elektrike

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë është regjistruar në veri të Kilit, rreth 30 kilometra në lindje të qytetit të Calama.

Sipas të dhënave të publikuara nga USGS, lëkundjet sizmike ndodhën në një thellësi fokale prej 101.3 kilometrash, në zonën e shkretëtirës së Atacama Desert.

Edhe GFZ German Research Centre for Geosciences konfirmoi tërmetin me magnitudë 6.9 ballë, duke theksuar se fillimisht ishte vlerësuar me magnitudë 6.5. Sipas GFZ-së, tërmeti u regjistrua në një thellësi prej rreth 89 kilometrash.

Deri tani nuk ka raportime zyrtare për viktima apo dëme materiale, ndërsa autoritetet kiliane po monitorojnë situatën. Zona veriore e Kilit konsiderohet një nga rajonet më aktive sizmike në botë, për shkak të pozicionit të saj në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, shkruan Abcnews.al.

Gjithashtu ndërprerjet e energjisë elektrike raportohen se prekin afërsisht 27 mijë familje.

Të ngajshme

Ushtarët italianë patrullojnë në Prizren

Yllka Gashi

Plagosje me armë zjarri në Korçë, autori shpallet në kërkim

Yllka Gashi

Gashi: Pasuria e përfituar në mënyrë të kundërligjshme të gjurmohet, të sekuestrohet, të konfiskohet dhe t’i kthehet shtetit dhe të dëmtuarve

Yllka Gashi