Telenews

Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë godet Turqinë

Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë ka goditur Turqinë jugore, ka njoftuar të hënën Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), shkruan CNN transmeton Express.

Thellësia e tërmetit është 24.1 kilometra (14.9 milje), e vendosur 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provinca Gaziantep, sipas USGS.

Pasgoditje të forta janë ndjerë në Turqinë jugore dhe qendrore. Rreth 11 minuta pas goditjes së tërmetit kryesor, pasgoditja më e fortë prej 6.7 ballë goditi rreth 32 kilometra (20 milje) në veriperëndim të epiqendrës së tërmetit kryesor. Një tjetër tronditje e fortë me magnitudë 5.6 ka ndodhur 19 minuta pas tërmetit kryesor.

Të ngajshme

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Rrezarta Ramaj

“Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

Rrezarta Ramaj

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Rrezarta Ramaj