Telenews

Termeti në Mal të Zi- Çahen muret e disa shtëpive

 

 

Kryetari i bashkësisë lokale të Krstacit, Dragoljub Manojloviq, ka thënë për “Vijesti” se dëme materiale janë shkaktuar në Goli (Mali i Zi), ku ka qenë epiqendra e tërmetit (fshati Çaragje).

Rruga e mbyllur

“Hambari i një banori është shembur. Më thërrasin nga çdo fshat i Golisë se u janë plasaritur shtëpitë dhe hambarët, janë dëmtuar shumë çati. Në rrugën Nikshiq – Krstac ka disa rrëshqitje të dheut” – tha Manojloviq.

Për shkak të rrëshqitjes së tokës, e cila është shkaktuar nga tërmeti, rruga drejt pikës kufitare Krstac ka qenë e mbyllur për qarkullim deri në orët e para të mëngjesit. Vendasit kanë pastruar rrugën për të kaluar efektivët e policisë. Rrëshqitje të dheut ka pasur edhe në disa pjesë të rrugës lokale në Goli.

Në Golijë jetojnë përgjithmonë rreth 130 amvisëri.

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka tronditur territorin e Malit të Zi për katër orë e gjashtë minuta.

Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji njoftoi se epiqendra ishte pesë kilometra nga qyteti i Çaragjesë në komunën e Nikshiqit. Pika qendrore ishte në një thellësi prej 14 kilometrash. /Avaz

Të ngajshme

Osmani arrin për vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake

Valjeta Turkaj

Britani: Ligji “Awaab” hyn në fuqi pas vdekjes tragjike të djalit 2-vjeçar nga myku

Valjeta Turkaj

Arrestohet prokurori në Prizren, dyshohet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

Valjeta Turkaj