Telenews

Tesla në Suedi – karikimi elektrik, por me ndihmën e dizelit

tesla-ne-suedi-–-karikimi-elektrik,-por-me-ndihmen-e-dizelit

Në Vansbro, në provincën suedeze Dalarna, shumë turistë shfrytëzojnë mundësinë për të karikuar automjetet para fazës së fundit të ngjitjes në mal dhe para se të nisen për pushime. Tesla ka ndërtuar këtu një stacion të ri karikimi.

Megjithatë, pasi kompania është ende në konflikt me sindikatën IF Metall (rreth kushteve më të mira të punës për punonjësit e Teslës), stacioni nuk është lidhur me rrjetin elektrik.

Sindikata e elektricistëve ka ndërmarrë masa në shenjë solidariteti me kolegët e tyre metalpunues. Për këtë arsye, Tesla po përdor agregate me naftë për prodhimin e energjisë elektrike, shkruan Teknikveckan.

Gjeneratori përdor biodizel HVO100. Ai është kimikisht i njëjtë me naftën klasike, por emeton më pak dioksid karboni. Megjithatë, nuk është plotësisht i pastër.

HVO100 gjithashtu lëshon pak ndotës në mjedis. Karburanti konsiderohet i rinovueshëm, ndaj llogaritet vetëm një pjesë e vogël e emetimeve.

“Kur bëhet fjalë për dioksidin e karbonit, do të ketë më pak emetime. Megjithatë, nuk do të ketë ndryshim kur bëhet fjalë për emetimet e hidrokarbureve dhe grimcave”, thotë Magnus Lindgren, ekspert për karburantet në Administratën Suedeze të Transportit.

Të ngajshme

“Ndaloni chat gpt”, postimi i 2012 habit rrjetin – sikur dikush ‘parashikoi’ të ardhmen

Yllka Gashi

Fluturime pa karburant në të ardhmen? Avioni më i madh elektrik në botë shpenzon vetëm 5 dollarë energji për 27 minuta

Yllka Gashi

YouTube tani do të numërojë një shikim sapo të fillojë të luhet një video

Yllka Gashi