Telenews

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

Ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur t’ia vazhdojë masën e paraburgimit.

Në një njoftim të fundit, bëhet e ditur se masa do të zgjatet, teksa vendimi u mor më 10 qershor.

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se mbrojtja nuk paraqiti ndonjë përgjigje ndaj këtij vendimi.

ZPS-ja pretendon se Thaçi “mund të arratiset, pasi është në dijeni të akuzave që ngarkojnë mbi të”, sakaq përmend edhe përpjekjet e tij për të ndërhyrë në procedura.

Gjyqtari Smith po ashtu rikujtoi zgjatjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit deri më 20 korrik.

Kujtojmë se Thaçi u arrestua në nëntor të 2020-tës.

Të ngajshme

Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit –

KushtrimGuraj

Sërish protestë nesër, kërkohet drejtësi për të gjitha gratë e vrara –

KushtrimGuraj

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Përgjegjësia duhet të nisë nga lart –

KushtrimGuraj